Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranon abuzimin me të bijën/ Fier, gjykata lë në qeli 36 vjeçarin. Ishte denoncuar nga gruaja dhe e mitura

schedule12:58 - 2 Korrik, 2025

schedule 12:58 - 2 Korrik, 2025

Zamir Meta, babai I 7 fëmijëve I cili u arrestua të martën për abuzim seksual me vajzën e tij të mitur, është lënë në qeli nga gjykata e Fierit.

Ndaj tij u caktua masa e sigurisë arrest në burg, ndërsa në seancë ka heshtur duke pohuar me kokë ngjarjen e rëndë.

Monstra I Sheqishtes ka dhënë dëshminë para trupit gjykues të përbërë nga prokurori Genci Mane, gjyqtari Nertil Dushku dhe një avokat kryesisht.



Më herët në polici, pasi u arrestua Zamir Meta pranoi se ngjarja ka ndodhur vetëm një herë, por ekspertiza mjeko ligjore ka konfirmuar se vajza e tij 12-vjeçare është abuzuar disa herë.

Në një prononcim për mediat, nëna e të miturës tha se e bija I kishte rrëfyer për një abuzim sistematik nga ana e të atit. Juela Meta kërkoi dënim maksimal për bashkëshortin e saj. Vajza e mitur u largua nga banesa pak ditë më parë duke I rrëfyer dramën tek fqinjët, të cilët lajmëruan policinë. E mitura u mor në pyetje në prani të psikologut në komisariatin e Patosit, por në takimin me të ëmën, kjo procedurë u anashkalua. Juela Meta u kontaktua nga mediat dhe tregoi gjithçka I kishte rrëfyer e bija në polici, ndërsa më herët bashkëshorti I saj ishte arrestuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!