Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ ISSH zbardh udhëzimin për procedurat dhe kriteret

schedule14:30 - 1 Korrik, 2025

schedule 14:30 - 1 Korrik, 2025

500 mijë shqiptarë tashmë mund të aplikojnë për të përfituar nga njohja e pensioneve Shqipëri Itali si edhe rreth 4 mijë italianë që jetojnë e punojnë në vendin tone. Instituti i sigurimeve Shoqërore ka publikuar udhëzimin i cili shpjegon të gjitha hapat që duhen ndjekur për të përfituar nga njohja e pensioneve midis dy vendeve.

Duke nisur nga 1 korriku sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore   nis zbatimi i plotë i marrëveshjes dy palëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore.

Sipas vendimit të senatit Italian, kostoja për pensionet e shqiptarëve në vitin 2025, përllogaritet në 51.6 milionë euro dhe deri në vitin 2032 mendohet se mund të arrijë në 270 milionë euro.

Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Por me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

Marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për sigurimet shoqërore zbatohet për personat që kanë punuar dhe paguar kontribute në skemat e sigurimeve shoqërore në Shqipëri, në Itali, ose në të dy vendet, në çdo periudhë kohore.

Në zbatim të marrëveshjes dypalëshe, një kërkesë e paraqitur për pension në Shqipëri, vlen njëkohësisht edhe si kërkesë për pension në Itali, dhe anasjelltas nëse e drejta për pension ka lindur njëkohësisht në të dy vendet

Aktualisht  qeveria ka nisur negociatat  teknike për njohjen e pensioneve me Greqinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!