25 milion dollarë është shifra që ish-producenti Harvi Wenstain do të paguajë për të mbyllur çështjen me akuzueset e tij të cilat pretendojnë se janë dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nga ai.
Por Harvi Weinstain dhe akzueset e tij kanë arritur një marrëveshje paraprake. Një marrëveshje ekstra – juridike prej 25 milion dollarësh që përfshin dhjetëra viktimnat e ish producentit që e kanë hedhur në gjyq për përdhunim dhe ngacmim seksual. Weinstain, sipas burimeve të Nju York Times, nuk do të paguajë asgjë nga llogaritë e tij personale dhe as nuk do të pranojë sulmet seksuale për të cilat akuzohet.
Marrëveshja kërkon dhe dritën e gjelbër na gjykata si dhe firmën përfundimtare nga të gjitha palët. Pagesa do të kryhet nga shoqëria e siguracionit që përfaqëson Wenstain Kompani, ish – studion e prodhimit të Wenstain e cila ka falimentuar aktualisht. 25 milion dollarët për akuzueset janë një pjesë e totalit prej 47 milion dollarëve me të cilat shoqëria do të mbyllte llogaritë me kreditorët.
Të mërkurën ish shefi i Miramaks u shfaq në gjykatë duke ecur me shumë vështirësi dhe me ndihmën e një paterice me rrota. Sipas avokatëve të tij të enjten ai do të operohet në shpinë. Në fund të seancës gjyqësore gjykatësi Xhejms Burk shtoi shifrën e lirimit me kusht nga një në pesë million dollarë pasi Wenstain kishte shkelur rregullat e lirisë me kusht duke mos përdorur si duhet byzylykun elektronik.
Çështjet civile kundër producentit Wenstain do të jenë sërish në gjykatë në fillim të muajit janar ku ai do të përgjigjet ndaj akuzave të dy grave të cilat pretendojnë se janë sulmuar seksualisht nag ai në vitin 2006 dhe 2013. Procesi pendal ndaj ish – producentit ka marrë shumë vëmendje, ndërsa çështjet civile do të vazhdojnë me negociata sekrete që kanë përfshirë gra amerikane, por dhe kanadeze, britanike dhe irlandeze.
18 prej tyre do të ndajnë një total prej 6.2 milion dollarësh me kusht që asnjëra të mos marrë më shumë se 500 mijë dollarë secila. Një tjetër shumë parash, rreth 18.5 milion dollarë do të shkojë për akuzuese të reja të mundshme, dhe pagesat do të variojnë në bazë të dëmit të pësuar
Mes akuzuesve të Wenstain janë dhe aktoret e famshme si Anzhelin Zholi, Guinet Paltrou dhe Salma Hajek. Por asnjëra prej tyre nuk është pjesë e denoncimeve në qendër të marrëveshjes./abcnews.al