Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një shenjtor lindi në Dhrovjan/ Krenaria e ortodoksëve, Gerasimos nuk u shkëput kurrë nga rrënjët

schedule20:43 - 28 Qershor, 2025

schedule 20:43 - 28 Qershor, 2025

FINIQ- Në këtë shtëpi në fshatin Dhrovjan të Finiqit lindi një shenjtor, Gerasimos Mikragiannanitis, një nga figurat më të ndritura të kishës ortodokse moderne.

Në janar të 2023-shit Siniodi i Shenjtë i Patriakanës Ekumenike të Stambollit mori vendim, për kanonizimin e murgut Gerasimos duke e përfshirë atë në radhët e shenjtorëve ortodoksë. Shën Gerasimos u lind në Dhrovjan në 1905 me emrin Anastasios e gjatë viteve të shkollimit, nisi që netëve të mësonte edhe liturgjinë që ushqeu tek ai thirrjen hyjnore.

Sipas banorëve, nëna e tij ishte udhërrëfyesja dhe mbështetja në rrugëtimin shpirtëror. Pasi nisi jetën si murg, Gerasimos nuk u kthye dot më kurrë në tokën shqiptare, edhe pse në vitet e fundit të jetës dëshira për t’u rikthyer në shtëpinë ku u lind ishte e madhe.

Edhe pse fizikisht banorët nuk e panë në Dhrovjan shenjtorin e tyre, ata thonë se e kanë ndjerë praninë e tij qysh kur ishte murg, me kujdesin që ai bëri për së largu që kambanat e kishës të binin sërish sapo në Shqipëri përfundoi regjimi komunist.

Shenjtërimi i tij ka domethënie të madhe për besimtarët ortodoksë, ata e quajnë një fitore të të gjithë Shqipërisë që vuajti për 45 vite mospraktikimin e fesë.

Në Dhrovjan përmes lidhjes kulturore të fshatit, presupozojnë të organizojnë një simpozium për Jerasimin, me pedagogë shqiptarë dhe grekë. Shenjtori Gerasim në fshatin me pak banorë të mbetur, është kthyer në një burim frymëzimi dhe udhërrëfyes jete për të gjithë besimtarët ortodoksë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!