Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përforcim dhe çështje marketingu, Liverpool piketon një afrim

schedule11:43 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 11:43 - 12 Dhjetor, 2019

Liverpool duket se do të jetë aktiv në merkaton e janarit. ‘The Reds’ pritet të firmosin me anësorin e Red Bull Salzburg, Takumi Minamino. Anglezët kanë mbetur të impresionuar nga performancat e tij në Champions League dhe e shikojnë atë si një përforcim për ekipin dhe jo vetëm.

Sulmuesi që luan për kombëtaren e Japonisë arriti të ‘terrorizojë’ mbrojtjen e Liverpool në të dyja ndeshjet në grupin e Championsit. Jurgen Klopp duket se është i bindur për aftësitë e sulmuesit dhe beson se ai mund të bëjë mirë në Premier League, siç raporton ‘The Times’.

Klauzola e kontratës së Minaminos me Salzburgun është 7.5 milionë € dhe Liverpool do të provojë që në merkaton e janarit. Mbërritja e tij tek të besuarit e Klopp nuk do të ndihmonte vetëm në fushën e lojës, por dhe në marketingun e klubit në tregun e Azisë. Futbolli në Lindjen e Largët është shumë popullor dhe Minamino mund ta ndihmojë Liverpoolin për të bërë një hap drejt tregut aziatik. /abcnews.al

Minamino, sulmuesi i Red Bull Salzburg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!