Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Mbrojtjes: 3 raste zjarri të raportuara, të gjitha u shuan

schedule16:22 - 27 Qershor, 2025

schedule 16:22 - 27 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes thotë se të premten janë raportuar 3 zjarre, të cilat janë shuar.

Forcat në terren shuan vatrën në një sipërfaqe me shkurre në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë si dhe zjarrin e rënë në një automjet në rrugën 28 Nëntori, njësia administrative Nr.10, bashkia Tiranë.

Po ashtu në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombul gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit znj. Mara Biba, vjeç 64, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!