Kryeministri Edi Rama ishte sot në mesditë për të vizituar dy familje në Durrës, që kanë humbur të afërmit nga termeti tragjik i 26 nëntorit. Fatmir Gjana është një nga ata që ka parë tmerrin me sy. Pallati 6-katësh ku banonte në Durrës, u shemb… Fatmir doli gjallë pasi qendroi 24 orë nën rrënoja, ndërsa bashkëshortja e tij fatkeqësisht humbi jetën.
Rama është prekur nga dëshmitë e këtyre banorëve dhe ka treguar edhe vete momente të vështira nga jeta e tij. Fillimisht ai kujtoi se kur ka qenë i vogël ra një termet (jo me përmasat e termetit të 26 nëntorit) por që ishte trembur shumë. “Ra termet, u çuam Kristaqi më kapi mua, Neta Olsin, qendruam poshtë derës…”, tha Rama, duke shtuar sipas specialistëve asnjëhere nuk duhet të dalësh jashtë, gjatë kohës që po zhvillohen lekundjet, por duhet qendruar afër derës.
Më pas Ramës i ra në sy djali i familjes, Gjana që mbante vëth në vesh, me të cilin zhvilloi një bisede miqësore, ku tregoi edhe historinë e tij, kur mbante vëth. Bëhet fjalë për vitin 1998, kohë kur Rama u kthye nga Franca për të vazhduar në Shqipëri karrieren politike.
“Ti rri në Itali? Më hoqe mallin e vëthit tim… kam pas edhe unë një vëth. Kaq sa ty kam qenë 29 vjeç. Tani kur e kujtoj e hoqa vethin kur më vdiq baba. Isha në Paris kur më njoftuan…ne kishim marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Unë duhet të nisesha të nesermen se nuk kishte avion. Nga stresi kam ndejt nuk e disa orë… kam heq mjekrrën pa shkumë fare, hoqa vethin dhe u bëra si njeri normal, se atëherë quhesha “anormal”. Erdha këtu për varrimin e babës dhe për koncidencë të nesermen u bëra ministër. Isha pa vëth dhe mjekër kur u bëra ministër”, u shpreh Rama./abcnews.al