Të huajt kanë interes për të mësuar rreth historisë së Shqipërisë. Në muzeun që i kushtohet vuajtjeve të të burgosurve politik gjatë regjimit komunist në Shkodër vizitorët janë shtuar.
Turistët janë nga shtete të ndryshme, por sipas drejtuesit të muzeut numër më të lartë vizitorësh ka pasur nga Polonia dhe Izraeli. Nuk kanë munguar as ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia.
Vendi i dëshmisë dhe kujtesës vizitohet nga mosha të ndryshme. Të huajt shkojnë kryesisht në grupe të organizuara që ndërsa vizitojnë Shkodrën ndalojnë në dhe në këtë muze për t’u njohur me të shkuarën e Shqipërisë./abcnews.al

