Pastor Doçi thotë se Irani është teokracci dhe financon terrorizimin.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Doçi u shpreh se Irani kërkon shkatërrimin e Izraelit si shtet.
“Nuk është thjesht terrorizëm i përgjithshëm, por ka një bazë fetare. Ideologjia ka një bazë fetare, është e pamenaxhueshme nga parimet ndërkombëtare. Izraeli është shtet demokratik, të gjithë kanë fe. Por kjo është një ideologji e vendosur në thelbin e organizimit shtetëror. Edhe India ka fe, edhe Pakistani ka fe. Lloji i organizimit shtetëror në Iran, është i rëndësishëm për ne për ta evidentuar. Është një teokraci, e përkufizuar qartazi, antagoniste e deklaruar që në fillim për shkatërrimin e Izraelit si një shtet. Nuk ka asnjë logjikë ndërkombëtare për këtë. Ndaj është financuesi i këtij lloj terrorizmi specifik. Irani është ndryshe nga vendet e tjera myslimane në rajon.”, theksoi ai./abcnews.al


