E sigurt është që do ta rrisë ndjeshëm llogarinë në bankë.
Edhe pse transferimi I madh tek Zeniti në Shën Peterburg nuk ndodhi, kjo nuk do të thotë se për Mirlind Dakun e ardhmja do të jetë e keqe.
Përkundrazi.
Mediat ruse raportojnë se skuadra moskovite, Dinamo, njëra nga më të njohurat në Rusi, ka vendosur të kalojë thuajse çdo limit financiar vetëm për ta pasur në radhët e veta sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Sipas këtyre mediave, yllit kuqezi I ofrohet një rrogë prej 2.2 milionë eurosh në sezon, aq sa ra dakord edhe Zeniti, por me një ndryshim të rëndësishëm.
Dinamo I jep edhe 1.6 milionë euro si shpërblim për besnikërinë për çdo vit që Daku qendronnë ekip.
Pra, në total shifra arrin në 3.8 milionë euro apo 1.5 miliardë rubla ruse gjithsej në 4 vjet.
Gjithsesi, edhe klubi ku Daku bën pjesë aktualisht, Rubini, ka vendosur të veprojë për rinovimin e kontratës, edhe pse nuk arrin dot në këto shifra.
Mediat shkruajnë se shqiptarit mund t’i jepen 1 miliardë rubla në katër vjet deri në 2029.
Rroga premtohet 2.2 milionë euro në sezon, shumë më lart se 700 000 që e ka tani, ndërsa shpërblimi prej 1.6 milionë eurosh do të jepet vetëm një herë, në momentin e firmosjes së kontratës.

