Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, pritet të zhvillojë sot një takim me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.
Sipas agjencisë Interfax, duke cituar ndihmësin e Kremlinit, Yuri Ushakov, dy zyrtarët do të diskutojnë koordinimin e qëndrimeve të Iranit dhe Rusisë lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Irani dhe Rusia janë aleatë të ngushtë, duke nënshkruar një partneritet strategjik në janar të këtij viti. Po ashtu, Irani ka furnizuar Rusinë me dronë për luftën në Ukrainë./abcnews.al

