Ngoo trazon sërish Tiranën, mungesat shqetësimi i madh i Egbo

schedule08:07 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 08:07 - 12 Dhjetor, 2019

Michael Ngoo vijon me tekat e tij dhe këtë herë nuk e ka toleruar as Emanuel Egbo. Më parë ka ndodhur me Ardian Memën që e ka përzënë nga stërvitje, ndërkohë që ia ka tërhequr veshin edhe ish-trajneri Julian Ahmataj para ndeshjes me Kukësin.

Këtë herë ka qenë radha e nigerianit që ta nxjerrë jashtë sulmuesin, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme dhe e raportuar nga e përditshmja sportive “Panorama Sport”. Një shenjë nervozizmi, ndoshta e ndikuar edhe nga situata e përgjithshme në kampin bardheblu para derbit me Partizanin.

MUNGESAT – Ismael Dunga e ka mbyllur prej javësh vitin dhe do të operohet, ndërkohë që së fundmi problemet me gjurin kanë penalizuar edhe mesfushorin Edon Hasani. Shkodrani i ka pësuar operimit, por i ka humbur të gjitha ndeshjet që do të luhen deri në fund të këtij viti.

Tefik Osmani, i cili mungoi ndaj Kukësit, edhe në derbi nuk do mundet ta japë kontributin e tij. E njëjta gjë vlen edhe brazilianin Elton Cale, i cili u mërzit shumë pas atij kartoni të verdhë që mori në fundjavë dhe e penalizon për sfidën e nesërme me Partizanin.

Sikurse shihet, një numër i madh lojtarësh të rëndësishëm nuk do të jenë në këtë derbi për Tiranën, që i gëzohet vetëm gatishmërisë së Winful Cobbinah. Ganezi është bashkuar me grupin në stërvitje dhe do të sakrifikojë nesër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!