Flakët që përfshinë një sipërfaqe ku hidhen inerte dhe mbetje ndërtimi pranë kryqëzimit të Rrilës në Lezhë herët mëngjesin e të dielës u shuan. Ndërsa tymi që u ngrit në zonën e banuar dhe autostradë vijon ende.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Paraprakisht ata dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.
Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në këtë zone. Prej kohësh ky vend është kthyer në një pikë grumbullimi mbetjesh duke u bërë burim potencial për zjarre të përsëritura. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Lezhës po punohet që brenda vitit të ngrihet qendra e trajtimit të mbetjeve me qëllim që ato të mos dërgohen më në landfill./abcnews.al



