Rama pret ambasadorët: Faturën e tërmetit mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj

schedule23:31 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 23:31 - 11 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama ka pritur në një takim në Pallatin e Brigadave ambasadorët në vendin tonë, ku ka vlerësuar me medaljen e artë, të gjitha trupat e huaja të kërkim shpëtimit që morën pjesë në operacionet për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Ndërsa Shqipëria nuk ka ende një bilanc të dëmeve nga tërmeti, Rama iu drejtua ambasadorëve duke u thënë se fatura mund ta përballohet vetëm me ndihmën e tyre.

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave diplomatët me rastin e afrimit të festive të fundvitit.

Fjala e tij u përqendrua tek pasojat e tërmetit. Kreu i qeverisë u tha atyre se ende nuk është bërë një bilanc të dëmeve por shtoi se fatura për rindërimin do të jetë e lartë dhe nuk do të mund të përballohet vetem me shpenzime të buxhetit.

Ai bëri dhe batuta me ta.

Njësoj si më 30 nëntorit, në Pallatin e Brigadave kryeministri Edi Rama mblodhi sërish amasadorët. Por ndryshe nga jo mbledhje, kjo e mbrëmjes së kësaj marte është në një sallë festive, pavarsisht se mesazhet ishin për pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorti.

“Por njësoj si dritat e festat e fundvitit, edhe kjo mbrëmje nuk mudn të mos ndodhte. në kushtet kaq dramaktike për shqëipërinë, jeni ndjerë dhe jenui treguar po aq shqiptarë sa vetë shqiptarët”.

Kryeministri tregoi se pasi vendi i godit nga tërmeti ai mori shumë mesazhe por ai para diplomatëve veçoi vetëm 1.

“Mesazhin e Lejlës e kam nxjerr në një folder të vecantë dhe kur im 5 vjet sot, të rritet dhe pak e të bëjë pyetjen e parë për SHBA, unë do i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër nëse, dhe me siguri do të vij dita kur im bir do të inatoset me SHBA, unë do i tregojë historinë e zbarkimit të trupave të kërkim-shpëtimit”.

Ai falenderoi secilin vend që iu përgjigj Shqipërisë me shpejtësi me ekipe të kërkim-shpëtimit, e më pas u përqendrua tek nevoja që do të ketë vendi për ndihmë nga shtet e tjera për rindërimin.

“Ne ende nuk kemi një bilanc të dëmeve, duke bërë verifikimin e dëmeve, dhe duke formuar hap pas hapi, edhe faturën e dëmit. Megjithatë dimë që fatura është e lartë, dhe e dimë që këtë faturë e përballojmë me të gjithë ju”.

Paratë që do të shkojnë për rindërimin nuk do të cenojnë buxhetin, siguroi Rama diplomatët.

“Ne nuk kemi parashikuar asnjë taksë, e as ndërprerjen e invesitmeve të mëdha, dhe as rritjen e borxhit, as buxheti i mbrojtjes nuk do të preket sepse si anëtar të NATO ne kemi një anagzhim”.  

Serioziteti i shprehur në përcjelljen e mesazhve për ndihmë nuk pengoi kryeministrin të bëjë edhe batuta.

“Pa asnjë retorik mund t’ju them se, kam dy javë që ndjehem shumë herë më i vogël se Erion Braçe në masë, dhe sot edhe më i vogël përballë shembullit të të gjithë heronjve midis nesh”.

Këtë fundvit ambasadorët nuk morën prej kryeministrit librin e zakonshëm. Në vend të kësaj kreu i qeverisë u shpërndau atyre medalje ari për forcat që ndihmuan Shqipërinë në këto ditë shumë të vështira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!