Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump caktoi afat dy javë/ Izraeli kërkon vendim më të shpejtë nga SHBA për situatën në Iran

schedule22:41 - 21 Qershor, 2025

schedule 22:41 - 21 Qershor, 2025

Mediat ndërkombëtare, raportojnë se zyrtarët izraelitë i kanë kërkuar administratës Trump një vendim më të shpejtë për të mësuar nëse SHBA-të do të bashkohen apo jo në konfliktin Izrael-Iran.

Donald Trump më herët deklaroi se do të vendosë nëse SHBA-të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt brenda dy javësh.

Superioriteti ajror izraelit mbi pjesën më të madhe të Iranit e bën një operacion më të realizueshëm, megjithëse ende të rrezikshëm, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë një zëdhënës i IDF-së ka thënë për mediat se misioni i tyre është të sulmojnë ushtrinë dhe udhëheqjen e Iranit në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të riorganizohen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!