Bashkimi Evropian, është shprehur se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë, duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.
Pasi, autoritetet kosovare synojnë t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Analisti Valon Arifi, në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, tha se nacionalizmi i Albin Kurtit, vetëm sa e ka dëmtuar Kosovën. Ai theksoi se në këto vite qeverisje, Vetvënedojsa nuk ka bërë asnjë ndërtim të rëndësishëm infrastrukturor në vend.
“Kanë promovuar idenë e ndërtimit të dy urave, vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale. Kemi pasur edhe reagime të BE. Kurti gjatë gjithë këtyre viteve ka dështuar me ndërtimin e infrastrukturës në vend. Institucionet ndërkombëtare tashmë kanë kuptuar edhe lojën e Kurtit. Më shumë kjo është një lojë e Kurtit për të fituar një votë. Pasi dihet që mbi urën e Ibrit as nuk mund të ndërtosh pa lejen e atyre që ruajnë sigurinë”, tha ai.
Gjithashtu analisti Arifi tha se në zgjedhjet lokale rëndësi të madhe kanë kandidatët.
“Në këto zgjedhje lokale mendoj që kandidatët janë më të dobët se ato që ishin para katër vitesh. Edhe në Gjilan për shkak të vetëqeverisjes, nuk është se kanë dalë mirë në sondazhet që bëhet atje. Normalisht që ka ndikuar edhe fakti i të qenurit në qeverisje. Mendoj që VV do të dalë edhe më keq për shkak edhe të dështimit në këto vite sepse nuk ka pasur ndonjë sukses në ndërtimin e jetës qytetarë. Pasi duket që e ka humbur shkëlqimin që e ka pasur”, tha ndër të tjera ai
Sipas tij. Në zgjedhjet lokale, rezultati që do të marrë Kurti do të jetë më keq se rezultati i zgjedhjeve parlamentare.
/abcnews.al/

