“Shqipëria nuk ka fuqi punëtore në ndërtim”. Kështu u shpreh në emisioninin “Byro Politike” analisti Shpëtim Nazarko.
Analisti theksoi se pezullimi i përkohshëm i lejeve të ndërtimit është një veprim i mirë.
“Një pezullim i përkohshëm bën mirë. Ne e dimë që Shqipëria nuk ka punëtorë ndërtimi. Në Korçë është i vetmi qytet që ka ruajtur strukturën dhe ka jetë sociale, i vetmi qytet që paguan. Dhe dëgjova se në Korçë qytetarët po aplikojnë për të punuar jashtë si muratorë. Ne nuk kemi fuqi punëtore. Unë po degjova kryeministrin që do nxirrte një ligj për të marrë punëtorë. Shqipëria s’ka fuqi punëtore, inxhinierike”, tha Nazarko.
Ndërsa ky argumentin u hodh poshtë nga të ftuarit e tjerë në panel, të cilët vunë në dukje se vëtm në Tiranë janë dhënë mijëra leje ndërtimi dhe se fuqia punëtore nuk ka munguar.