Eksperti për sipërmarrjen Rezart Lahi, i ftuar në ‘Money Report’ tha se ndërtimi dhe teknologjia nuk janë shfrytëzuar si duhet dhe se kanë potencial. Më tej, Lahi tha se ka një optimizëm në sektorin e turizmit, dhe disa iniciativa nuk janë përkthyer domosdoshmërisht në kompani shumë të mëdha.
“Është në vitet e para ku shihet një optimizëm në sektorin e turizmit, është një qasje pozitive qoftë për biznesin e vogël apo edhe për atë të madh. Ka disa iniciativa që nuk janë përkthyer domosdoshmërish në kompani shumë të mëdhaja. Akoma nuk kemi parë që këto iniciativa të përkthehen në kompani
Në sektorin e rezervimeve ka disa iniciativa të reja, janë në fillime.
Shumë potencial ka ndërtimi dhe teknologjia ku akoma nuk është shfrytëzuar si duhet teknologjia që ndërthuret me ndërtimin.
Ne kemi ende rezervim përmes aplikacioneve, apo menaxhimi bëhet ende me blloqe dhe excel të thjeshtë.” / abcnews.al

