Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar vdekjen e Hossein Salamit, një nga komandantët ushtarakë më të fuqishëm dhe me ndikim të vendit, në sulmet ajrore të Izraelit të premten.
“Pa dyshim, Gjeneral Major Salami ishte një nga komandantët më të shquar të Revolucionit Islamik – i pranishëm në të gjitha frontet e xhihadit shkencor, kulturor, të sigurisë dhe ushtarak”, tha të premten Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
IRGC tha se struktura e saj komanduese dhe degët e tjera të ushtrisë ishin “plotësisht të përgatitura për të dhënë një përgjigje vendimtare dhe të ashpër”.
Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake të Iranit, duke përfshirë objektiva bërthamore në zona të ndryshme./abcnews.al
