Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Rustem Berisha, theksoi në një intervistë për “Abc News” synimin strategjik për të qenë anëtar me të drejta të plota në NATO.
“Kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha shtetet e rajonit që janë pjesë e NATO-s, por edhe me ato që aspirojnë të jenë pjesë e NATO-s. Synojmë që të rrisim angazhimin tonë në kuadër të këtij forumi të bëhemi anëtarë me të gjitha përgjegjësitë e plota që dalin nga Karta e Adriatikut. Brenda 1 viti kemi arritur rezultate pozitive në bashkëpunim edhe me partnerët tanë strategjik”, u shpreh Berisha.
Berisha tha se Kosova nuk do të përsërisë gabimet e vendeve të tjera në rrugën drejt anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut./abcnews.al


