Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përballja Shqipëri-Serbi/ Ish-futbollisti “skanon” Kombëtaren: Pika jonë e fortë, fryma e grupit!

schedule18:29 - 6 Qershor, 2025

schedule 18:29 - 6 Qershor, 2025

Ish-futbollisti Ditmar Bicaj i ftuar në “Tirana Live” në ABC News “skanoi” Kombëtaren Shqiptare në prag të ndeshjes me Serbinë. Bicaj tha se takimi me Serbinë është i një shkalle vështirësie të lartë.

Sipas tij futbollistët serbë janë më shtat lartë dhe më rezistencë, prandaj dhe trajneri Sylvinho duhet të vendosë në fushë lojtarë që u përshtaten parametrave të kundërshtarit. Ndërkohë që theksoi se avantazhi kryesor i ekipit kuqezi është fryma e grupit.

Ditmar Bicaj tha se lojtarët duhet të japin maksimumin e tyre në fushë, ku shtoi se të gjithë presin që Brioja të tregojë që është xhevahiri shqiptar. Kurse lojtarët e tjerë si Hysaj apo Bajrami duhet të bëjnë diferencën.

“Takimi me Shqipërinë, i një shkalle të lartë vështirësie. Ne duhet të fitojmë takimin për 1000 enjë arsye. Të gjithë djemtë që do të zbresin nesër në fushë duhet të tregojnë maksimumin. Mendoj se nuk kemi të njëjtat përballje që kemi pasur sepse pala serbe është më komode këtu.

Të gjithë presim që Broja të tregojë që është xhevahiri shqiptar, dhe presim që të japë maksimumin e vet. Po ashtu pres shumë edhe nga Hysaj, pastaj ata që do të bëjnë diferencën do të jenë nga Krahët si Asllani, Nedim Bajrami. Nga porta deri tek maja e sulmit janë më të avantazhuar, atë që ne duhet të bëjmë është që t’i përshtatemi gjatësisë dhe masës trupore, kanë shumë rezistencë.  Avantazhi i ekipit të Shqipërisë është fryma e grupi. Ata vijnë në Tiranë për të treguar se kush është Serbia, kurse ne luajmë në shtëpinë tonë, luajmë përballë publikut tanë. Siç I kanë llogaritë serbët me shqiptarët edhe shqiptarët i kanë me serbët.

Masat janë normale që të merren jo vetëm për Serbinë, por edhe për çdo skuadër tjetër. Nëse marrin ndeshjen me Beogradin, masat e sigurisë dështuan, ne na janë goditur lojtarët dhe simbolet shqiptare. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë me ekipin serb në Tiranë. Pastaj ajo se çfarë ndodh në shkallët e stadiumit është diçka tjetër, stadiumi nuk është teatër, normal që ka zjarr dhe dinamikë”, tha Ditmar Bicaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!