Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, në lidhje me dosjen “Plumbi i artë”.
Alibej deklaroi se Nuredin Dumanit, i kishte thënë se do t’ia falte gjakun e vëllait. Alibej shtoi se bisedën e regjistruar me Dumanin, e kishte fshirë.
“I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej. Regjistrimin me 2 orë e 48 minuta me bisedën që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë. Pas bisedës me Dumanin, fola me Arjan Spahine për paktin që bëmë, mora 50 mijë euro dhe një iphone 6 te enkriptuar dhe kodin ia vura vetë.”, theksoi ai./abcnews.al


