Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanabis dhe armë zjarri/ Fier, vihen në pranga dy vëllezërit

schedule09:32 - 5 Qershor, 2025

schedule 09:32 - 5 Qershor, 2025

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Fier dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, për shtetas të cilët prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe posedonin armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Implicazione”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasit Kosta Shabanaj, 47 vjeç dhe Elton Shabanaj, 26 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar. Shtetasi Elton Shabanaj, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Elton Shabanaj iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në fshatin ku banonte.



Nga kontrollet e kryera në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Ngjeqar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!