Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksion antidrogë në Kosovë, 22 të arrestuar në disa qytete, sekuestrohen drogë, para, armë dhe makina

schedule19:05 - 3 Qershor, 2025

schedule 19:05 - 3 Qershor, 2025

22 persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të martën, me kërkesë të Prokurorisë Speciale për vepra që lidhen me trafikim të narkotikëve dhe krim kibernetik.

Policia dhe Prokuroria njoftuan se operacioni është kryer në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe të Gjilanit, ndërsa janë bastisur 47 lokacione.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar lëndë narkotike, 129 vetura, 134.900 euro, 20.040 franga, 490 dollarë, 13.000 euro para false, 9 orë dore, 36 armë të ndryshme, 1.569 fishekë, 1.292 copë municione, një prerëse për paketim të heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente.

Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë të 500.000 eurove, edhe janë vënë nën urdhër ndalues pasuritë e paluajtshme të të pandehurve.

“Operacioni, i koduar ‘Qielli i Thyer’ u mbështet nga një shkëmbim efektiv i të dhënave me autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe Europol-it, i cili ka siguruar koordinim ndërkombëtar policor, ndërsa u drejtua nga Prokurori i Prokurorise Speciale te Republikes se Kosoves, i cili ishte i pranishëm gjatë realizimit të urdhër kontrollit.

Ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar.

Prokurorët e Prokurorisë Speciale, në koordinim të plotë me hetuesit policorë kanë qenë të përkushtuar në vazhdimësi për shkatërrimin e këtij grupi të organizuar kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo ndërhyrje e thellë është pjesë e një hetimi të gjatë dhe të detajuar që synon të godasë rrënjësisht rrjetet e krimit të organizuar që veprojnë në Kosovë dhe rajon

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!