Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha “mision” në Bruksel/ Ankohet për humbjen, kërkon mision faktmbledhës nga PPE

schedule18:39 - 3 Qershor, 2025

schedule 18:39 - 3 Qershor, 2025

Për herë të dytë pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha fluturoi më Bruksel. Lajmëroi se do ishte ftuar për të denoncuar farsën e tij në Akademinë Politike të Partive Popullore Europiane, por përfundoi në një sallë thuajse bosh, duke folur në celular me veten.

“Është fakt, që në këto zgjedhje, gjithë shteti u transformua në një trup elektoral, u përdorën të gjitha resurset, për të kontrolluar e manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë.”, tha ai.

Berisha kërkoi ndihmë nga PPE, që ti sjellin një mision fakt mbledhës në Shqipëri. Ai i siguroi se ka me mijëra dokumente për ti bindur të mos njohin zgjedhjet.

“Çfarë duam ne, sepse jemi në një situatë të vështirë. Ajo çfarë kërkoj nga PPE dhe partitë simotra dhe miqtë tanë, është ndihmë. Duam fillimisht një mision fakt-mbledhës. Do të ishte shumë i rëndësishëm për vendin tim dhe për vendet tuaja. Kështu, një mision fakt-mbledhës nga PPE, kemi mijëra dokumente për ti vendosur në dispozicion. Unë mendoj se bashkë ne mund të ndihmojmë vendin, rajonin dhe BE.”, theksoi ai.

Dhe kësaj radhe, doktori bëri atë që di të bëjë më mirë. Ta nxijë vendin e tij para ndërkombëtarëve.

“Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë. Sepse Shqipëria është një eksportues i madh i krimit të organizuar dhe drogërave, emigrantëve. Ju tregoj si ky narkoshtet funksionon, lidhjet me Sinaloan në Meksikë, kartelet në Medelin, në Bolivi, Peru, Ekuador. Kartelet e drogës në vendin tim, janë më të fuqishmet në Europë. Pse janë më të fuqishmet? Sepse kanë portet, portet kombëtare i kanë ata. Kanë rrugën e heroinës. Janë bashkë, me policë, prokurorë, ministra dhe kryeministri që mban në zyrën e tij, Ergys Agasin që është koordinator i karteleve. Nuk është e thjeshtë, por ne duhet të luftojmë.”, shtoi Berisha.

Edhe kësaj radhe, doktori shkeli me këmbën e majtë në Bruksel. Herën e parë, kur ai shkoi në Bruksel, gjithë Brukseli erdhi në Tiranë për ti uruar Ramës fitoren. Kurse herën e dytë, liderët europianë janë aty, por askush nuk e dëgjoi, të paktën jo në sallën bosh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!