Më shumë se 200 të burgosur u arratisën nga një burg në qytetin më të madh të Pakistanit, duke përfituar nga kaosi dhe situata emergjente e tërmetit në që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.
Mijëra të burgosur thyen dyert, bravat e qelive të tyre dhe dritaret pasi ndien dridhjet e tërmetit. Kaq u desh një lëkundje, dhe ata morën në duar vetë “frerët” e jetës së lirë!
Nga ata që ikën nga burgu, policia tha se 80 të burgosur ishin rikapur dhe kërkimet ishin duke vazhduar për më shumë se 130 që janë ende në arrati. Një i burgosur u vra në operacion dhe dy oficerë burgu u plagosën.
Një drejtor burgu tha për mediat e huaja se të burgosurit filluan të bërtisnin nga qelitë dhe kazermat e tyre rreth mesnatës, pasi ishin të tmerruar se ndërtesa do të shembej mbi ta.
Pasi tërbimi u shndërrua në të dhunshëm, policia tha se u përgjigj me të shtëna paralajmëruese, duke qëlluar me armë në ajër.
Ndërsa shumë u kthyen në qelitë e tyre, të tjerë sulmuan portën kryesore në panik – me 216 të burgosur që shfrytëzuan rastin për t’u arratisur krejtësisht nga burgu.
Policia tani po shkon derë më derë, duke vizituar banesat e kaluara për të arrestuar ata që janë ende në arrati.
Objekti në distriktin Malir është burgu i dytë më i madh në provincën Sindh dhe është mbi kapacitet. Ndërsa mund të akomodojë deri në 2,200 të burgosur, aktualisht atje ka të paktën 5,000 të burgosur./abcnews.al

