Inxhinieri Arben Meçe ishte i ftuar këtë javë në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon.
Meçe sqaroi edhe situatën pas tërmetit, ndërsa foli edhe për ndërtimet, ku më së shumti janë komentuar ndërtimet në rërë dhe kënetë, ku nuk kanë munduar zërat për rrezikshmërinë e lartë.
Në këto zona ishin edhe dëmtimet më të mëdha në Durrës, por Meçe e ka një shpegim. Sipas tij, ka një tipologji që në rërë nuk ndërtohet mirë, por në rastin konkret ndërtesta u shkatërruan për shkak se ishin shkelur rregullast e ndërtimit dhe nuk kishte të bënte me truallin.
“Në rërë dhe në kënetë nuk ndërtohet, pra të gjithë këta njerëz janë në këtë moment si rrjedhim i një veprimi të gabuar që kanë ndërtuar në rërë dhe kënetë, që do të thotë se objektete e tyre janë në rrezik, këtu ka pikepyetje sepse kjo nuk është e vërtetë. Teknikisht ka një rrezik të madh kur ndërtohet në kenëtë por jemi pëballë një fakti, e gjithë këneta është mbushur. Unë nuk mund tu them atyre qytetarëve që ju keni bërë gabim, prandaj bëni zgjidhje se jeta është në rrezik. Unë ju them deri në këtë shkallë kjo tipologji ndërtimi që keni bërë, kërkon certifikim, ka rrezik për jetën falë një skeme të gabuar që keni bërë në këtë vend. Dhe kur vijmë te rëra po ka tipologji ndërtimi që me rërën nuk bashkëpunojnë mirë dhe ka probleme. Tërmeti që ra na vërtetoi se ja që në rërë, jo vetëm që ndërtohet pr edhe mjaft mirë. Ato ndërtesa nuk i ka shkatërruar trualli por vetja e vet se janë ndërtuar në kundërshtim me kushtet teknike”, tha ai.
Po ashtu inxhinieri theksoi se nga ky termet ne testuam sistemin tonë të rindërtimit.
‘Nga ky termet ne testuam sistemin tonë të rindërtimit. Kan një filozofi projekti. Nuk ka të rrëzuar ndërtesa të larta. Ky është mësimi që morëm ne. Një tipologji ndërtimi e lartë, pati një konflit që është i panjohur për shkencën. Nuk ka shmangie nga metodika e projektimit se është marrë nga jashtë, Itali, Greqi dhe Turqi. Në momentet e para kur ka filluar ndërtimi në Shipëri nuk njihej pllaka si koncept dhe u bënë me plinta, me trarë dhe kolona të holla. Kur erdhi tërmeti, ta fiksojmë nuk ka shkatërrime. Natyrisht do ketë objekte. Strukturat ishin shumë elsastike sepse kolonat janë bërë më të holla. Kjo lëvizje bëri që betoni që është i fortë të godasë tullën. Riparimi i këtyre objekteve, zgjidhja më e mirë është qe këto ne ti bëjmë të forta. Ne duhet që të bllokojmë këtë lëvizjen e madhe që tërmeti që mund të ndodhë të mos godasë”, tha Meçe./abcnews.al