Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alimehmeti nuk i bindet Berishës/ Çon vendimin e KAS në Kolegj Zgjedhor: Rinumërim të votave në Tiranë

schedule18:49 - 2 Qershor, 2025

schedule 18:49 - 2 Qershor, 2025

Ilir Alimehmeti nuk i është bindur serish Berishës.

Doktori i ri ka ndare rrugët me të vjetrin, dhe kërkon me ngulm rinumërimin e votave për Tiranën, në Kolegjin Zgjedhor, për të marrë mandatin e 13.

Pasi vetë anëtarët e PD në KAS e rrezuan Alimehmetin në kërkesën e tij bashkë me 3 kolegë të tjerë për të rinumëruar votat në Tiranë e Durrës, tashmë do te jetë Kolegji Zgjedhor që do të vendosë.

Dhe po në këtë kërkesë të re, Alimehmeti as nuk e pyeti dhe as nuk e priti Berishën.

Përkundrazi, mesa duket, doktor Alimehmeti nuk ka më besim tek PD, pasi gjithë këto kërkesa erdhën nga dyshimet e tij se në garën për votën preferenciale iu vodhën votat brenda llojit.

Doktor Berisha në fillim tha se do i mbështeste, por më pas i lëshoi kandidatët e tij të listës së hapur, në KAS.

Ai i ftoi të ankohen fillimisht pranë partisë, por mesa duket, gjakrat janë ndezur në seli pas 11 majit, dhe humbësit nuk besojnë më tek farsa jashtë, por vetëm tek ajo që ka ndodhur brenda selisë, dhe s’kanë më as kohë as durim për të humbur.

/abcweb.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!