U rikthyen më në fund në majë.
Është Portugalia fituese e Kampionatit Europian U17 qe u zhvillua këtë herë ne Shqiperi.
Skuadra “luzitane” fitoi thelle finalen ndaj Frances, qe u luajt ne Arenen Kombetare ne kryeqytet, duke dominuar e duke treguar se për momentin është më e mira e kontinentit të vjetër për moshën deri 17 vjeç.
Shenuesit e golave per portugezet ishin Kabral dhe Kunja ne pjesen e pare, si dhe Neves pas pushimit.
Portugalia U17 dominoi ndeshjen duke bere shume me teper gjuajtje se Franca, e duke rrezikuar me shume.
Kampionet e rinj te Europes eliminuan ne gjysmefinale Italine, kampionen e vitit te kaluar, dhe kjo ishte deklarata më e fortë për pretendimet e tyre.
Ky ishte titulli i trete per portugezet, qe vjen dolen ne vend te dyte, pasi të Kaltrit I mundën 3-0 në finale.
Kampionati Europian U17 i luajti ndeshjet ne Arenën Kombëtare në Tirane, në “Niko Dovana” në Durres, në “Elbasan Arenë” dhe në Arenën e Rrogozhinës.

