“Babale”, Artan Hoxha: Gazetari Olldashi nuk duhet të penalizohet

schedule20:20 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 20:20 - 10 Dhjetor, 2019

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, gazetari Artan Hoxha komentoi pretencën e dhënë sot nga Prokuroria për të pandehurit e çështjes “Babale”.

Sipas Hoxhës, pjesa e gazetarit Olldashi është rënduar nga Prokuroria dhe se nuk duhej të pelalizohej.

Në fakt sot është dhënë vetë kërkesa përfundimtare e Prokurorisë. Po ta shikoni kemi dy persona që kanë të bëjnë me publikimin e historisë dhe dy të tjerë siç e quan prokurori kanë të bëjnë me manipulimin e fakteve.

Mendoj që pjesa e gazetarit Olldashi është e rënduar nga Prokuroria. Nuk e shoh me vend që gazetari të penalizohet. Bisedat janë bërë rreth muajve tetor dhe nëntor dhe gazetari nuk e ka publikuar histoinë se nuk ka qenë i bindur se ka pasur provat e duhura. Historia është publikuar nga eksponentë të PD.

Vendim politik po të shikosh në të gjitha rastet, personazhet e botës politike, i quajnë sulme politike. Nuk e përjashtoj këtë që thotë Salianji. Po këto janë gjykatat dhe jep një vendim në favor të njërës palë, është edhe një gjykatë edhe më e lartë’, tha gazetari./abcnews.al