“Europa po ecën në gjumë”. Ky ishte paralajmërimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili sapo ka fituar mandatin e katërt qeverisës, me premtimin kryesor se brenda vitit 2030 do të anëtarësojë vendin e tij në Bashkimin Europian.
Prestigjiozja britanike The Indipendent ka zbardhur një pjesë të fjalës së Ramës në festivalin Hay në Uells. Rama foli me metafora, dhe i tha audiencës, se Shansi i fundit i Europës për tu ringritur, vjen nga Donald Tramp.
“Gjysma tjetër e së vërtetës është se Zoti e shpëtoi atë për t’i dhënë Evropës një shans të fundit për t’u marrë me vete. Jo thjesht për të menaxhuar rënien, por për të ndryshuar dhe për të shfrytëzuar mundësinë për t’u bërë një fuqi e madhe në një hapësirë ku po shfaqen fuqi të tjera.Të gjithë të tjerët po bëjnë të paimagjinueshmen përveç Evropës, e cila deri më tani po bën më shumë nga e njëjta gjë.”
Ndërsa Shqipëria aspiron të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian, Rama u kërkoi liderëve europianë, të lënë pas retorikën, dhe të shohin për një plan rilindjeje, kësaj radhe, për ta zgjeruar Europën, ose në të kundërt unioni mund të tkurret.
“Predikimi dhe të folurit për pikën e lartë morale dhe shpërfillja e gjithçkaje tjetër nuk do të na ndihmojë të gjejmë një mënyrë për të rilindur nga kjo situatë dhe për të riformësuar veten. Gjë që duhet ta bëjmë. Nëse nuk duam ta shohim Evropën të tkurret dhe të bëhet një forcë e parëndësishme ndërsa të tjerat po dalin në pah.”
Në këtë panel, të pranishëm me kryeministrin Rama ishin edhe sh-këshilltarin dhe strategun e komunikimit të Tony Blair, Alastair Campbell, Misha Glenny, Rektori i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë dhe historiania Anne Applebaum./abcnews.al

