‘Kërcënimi i Osmanit, heshtja e rëndë’, Bajraktari: Përmes sistemit të IP mund të lokalizohet kërcënuesi

schedule17:23 - 20 Maj, 2025

schedule 17:23 - 20 Maj, 2025

Avokati Ardian Bajraktari tha se mesazhi kërcënues ndaj presidentes Osmani përmban elementë të veprës penale dhe se përmes sistemit të IP mund të lokalizohet kërcënuesi. Sipas tij, duhet të ketë një reagim të ashpër të institucioneve. Bajraktari tha se ka një distancim mes dy figurave kryesore të skenës politike në Kosovë.

“Mesazhi përmban elementë të veprës penale dhe u morën veprime. Kemi konfirmimin e policisë që janë marrë veprimet hetimore. Përmes sistemit të IP mund të lokalizohet kërcënuesi.

Deri në këtë moment patëm një reagim nga një organizatë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, pres që në vijim të kemi reagime të tjera në drejtim të dënimit të këtij veprimi. Në kohët e fundit çështja e përdorimit të elementëve të dhunës dhe gjuha shpifëse është e papranushem ndaj duhet një reagim më i ashpër i institucioneve.

Është një moment reflektimi për institucionet e drejtësisë për adresimin e këtij fenomeni dhe të merret dënimi i merituar.

Ka kohë që kemi një distancim mes këtyre dy figurave kryesore të skenës politike në Kosovë, mes presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë megjithatë një raport të zbehur është e qartë që e kemi.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!