Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla deklaroi se KQZ do të bëjë transparencë në një fazë tjetër, teksa një pjesë e kandidatëve të PS, kanë kërkuar pamje filmike për numërimin e votave.
Për mediat, Balla u shpreh se PS respekton vullnetin e qytetarëve dhe shtoi se ankimimet bëhen nga partitë politike.
“Gjithçka u përmbyll me sukses. Dua të falenederoj të gjithë numëruasit, këtu në parkun olimpik ka qenë një maratonë. Kanë bërë punë të lavdërueshme përfaqësuesit e PS dhe të opozitës. I uroj ata që fituan. Kodi Zgjehor i ka të përcaktuara, falë përpjekjeve të PS në opozitë, për të bërë tranparanecë, në një fazë të dytë, KQZ zgjedh një pjesë të kutive, 1/10 për të bërë transparencë. Ankim bëjnë vetëm palët politike. Secili ka të drejtë për të kërkuar për të bërë transparencë, KQZ do bëjë transparencë në një fazë tjetër. Kam pasur komunikim me shumë kolegë kandidatë. Ajo që ka fituar është Shqipëria”, theksoi ai./abcnews.al

