Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS ruan mandatin e nëntë në Vlorë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës për qytetin bregdetar

schedule13:21 - 18 Maj, 2025

schedule 13:21 - 18 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin bregdetar të Vlorës.

Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e nëntë në këtë qark, një rekord i vendosur nga zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë Partia Demokratike ka mbetur me tre mandate. Nga lista e socialistëve, do të përfaqësojnë Vlorën në Parlament Bledi Ccucci, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu ndërsa nga lista e hapur siguruan vendet Damian Gjiknuri- kandidati më i votuar, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Brunilda Mersini dhe i nënti në listë Vasil Llajo.

Ndërkohë nga kahu demokrat, tre përfaqeësuesit në parlament do të jenë Bujar Leskaj
Vangjel Dule dhe Ina Zhupa. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!