Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana “kryeqyteti” i Europës/ Von der Leyen për luftën në Ukrainë: Putin s’do paqe, po punojmë për paketë të re sanksionesh

schedule11:05 - 16 Maj, 2025

schedule 11:05 - 16 Maj, 2025

Tiranë- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen ka mbërritur në Samitin e Komunitetit  Politik Europian.

Në mbërritjen e këtij takimi është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu Von der Leyen është pyetur nga gazetarët në lidhje me situatën e luftës në Ukrainë dhe bisedimet për paqe.

Ajo u shpreh qartë se sipas saj i vetmi që duket se nuk do paqe, është presidenti rus Vladimir Putin. Në këtë mënyrë siç tha jo, po punohet për një paketë të re sanksionesh.

“Kërkohet një armëpushim pa kushte por Putin e refuzoi. Dhe në fund u zhvillua takim më Turqi. Dhe presidenti Zelensky ishte i gatshëm të takohej. Por duket që Putin nuk do paqe. Ndaj ne po punojmë për një paketë të re sanksionesh”, tha ajo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!