‘Shqipëria, kryeqendra e Europës’, Berisha: Ligësia e Kurtit nuk e lejon ta urojë Ramën

schedule17:26 - 14 Maj, 2025

schedule 17:26 - 14 Maj, 2025

Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri i siguruan kryesocialistit Rama mandatin e katërt, dhe në valën e fitores dhjetëra urime erdhën nga liderët botërorë. Më afër nesh, por në dukje të largët, kryeministri Kurti deri më tani nuk ka dërguar asnjë mesazh urimi për Ramën.

Gazetari Rid Berisha tha se ky qëndrim bazohet në mërinë dhe inatin që Kurti ka me Ramën, duke mos e duruar peshën e tij politike që Shqipëria tashmë është kthyer në kryeqendrën e Europës me forume të ndryshme ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti duket që është në rrethin e tij të inatit në raport me Ramën.

Duke marrë parasysh që liderët botëror dërgojnë urime për fitoren në Shqipëri atëherë kjo gjë është e pashpjegueshme.

I ka rrënjët tek mëria dhe inati i Kurtit ndaj Ramës. Nuk e duron dot peshën e tij politike që Shqipëria po merr, shihet si kryeqendër e forumeve ndërkombëtare. Kurti, Osmani, Konjufca përjashtuar Blendi Krasniqi përfaqëson një ligësi, një situatë të pazakontë. Nëse nuk do ishte Shqipëria në këto raporte vëllazërore, Kurti dhe kushdo tjetër duhet të dërgonte urime.”

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!