Shqiptarët vendosën/ PS dërgon në Kuvend 83 deputetë, PD 50. Futen edhe partitë e vogla. Konfigurimi i ri i Kuvendit

schedule12:45 - 14 Maj, 2025

schedule 12:45 - 14 Maj, 2025

Me mbarimin e numërimit të votës brenda vendit, ka marrë jetë edhe konfigurimi për parlamentin e ardhshëm, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

PS do të dërgojë këtë herë në parlament 83 deputetë, ndërsa PD me koaliacionin Shqipëria Madhështore, kanë zbritur ne 50 deputetë. Forcë e tretë në rang kombëtar është renditur PSD e Tom Doshit, e cilat në parlamentin e ardhshëm do të ketë 3 deputetë,e ndjekur nga ‘Mundësia’ e Agron Shehajt me 2 mandate. Nga një karrige kanë siguruar edhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Nisma Bashkë e Arlind Qorit.

Cilët janë deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë?

Nga qarku i Shkodrës, do të ulen në kuvend 11 deputetë, përkatësisht PD – ASHM do të ketë në parlament 5 deputetë të listës së mbyllur, Luçiano Boçi, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj. PS do të përfaqësohet me Marjana Koçeku, Onid Bejleri, Xhenis Çela, Bujar Rexha, ndërsa Tom Doshi, Sabina Jorgo do të jenë zëri i PSD në sallë.

Për qarkun e Kukës, PD-ASHM dërgon në Kuvendin e ri Flamur Hoxhën, Shkëlqim Shehun të listës së mbyllur, ndërsa PS Eduard Shalsin, që ishte edhe drejtues politik i qarkut.

Për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, hyjnë në kuvend nga lista e mbyllur e PD – ASHM, ndërsa më të votuarit e listës së hapur janë Gjin Gjoni, ish-gjyqtari i cili iu shmang vettingut dhe Aleksandër Lala. Ndërkohë në PS përfaqësohet me Ulsi Manjën e Ermal Pacaj e listës së mbyllur dhe Pranvera Skana, si më e votuara në votën preferenciale.

Qarku i Dibrës ndahen në raportin 3 me 2 në favor të PS, e cila dërgon në parlament, Blendi Klosin, Alma Selamin nga lista e mbyllur, si edhe Agron Malaj nga votimi parapëlqyes. Ndërsa PD siguron vetëm deputetët e listës së mbyllur, Xhelal Mziu, Denisa Vata.

Në Qarkun e Durrësit, i cili prodhon 14 mandate në Kuvend, do të ulen Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara, nga lista e mbyllur e PS, ndërsa me votë preferenciale sigurojnë një mandat deputeti Arkend Balla, Ani Dyrmishi, Etleva Budini. Për PD-ASHM 6 deputetë do të jenë në Kuvend dhe ata janë Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara, Në votimin parapëlqyes: Arian Ndoj, ish prokurori i shkarkuar nga Vetingu të cilit iu bë atentat ne 2019 në Shkozet.

Tirana, qarku më i madh për nga numri i deputetë, me plot 37 të tillë, ndërkon në Kuvend 19 nga PS, 13 nga PD-ASHM, dy nga Mundësia e Shehajt dhe nga një deputet do të kenë PSD, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nisma Bashkë. Kështu ndërsa socialistët lista përbëhet nga:Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Albana Koçiu,  Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luarasi, Erion Malaj, që i përkasin listës së mbyllur, si edhe Blendi Gonxhja, Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Ornaldo Rakipi, Antonela Dedej, Anila Denaj, të cilët arritën të sigurojnë mandatin e deputetit nga vota preferenciale.

Koalicioni PD ASHM do të përfaqësohet në Kuvend nga: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu, Edi Paloka, Erisa Xhixho, Mesila Doda, Klevis Balliu, Besart Xhaferi, si edhe nga, Ilir Alimehmeti, si më i votuari ndër kandidatët e listës së hapur.

Partia Mundësia do të fusë në parlament kryetarin e saj Agron Shehaj si edhe Erald Kaprin. Ndërkohë PSD do të përfaqësohet me Albana Pëllumbin, Nisma Shqipëria Bëhet me Ana Dajko, dhe Redi Muci do të përfaqësojë Nismën Bashkë, të Arlind Qorit

Fieri, qarku i dytë më i madh në vend për nga numri I mandateve I dha PS-së një fitore historike. Në legjislaturën e re PS do të fusë në parlament 12 deputetë, 5 nga lista e mbyllur dhe 7 me votimin preferencial. Përkatësisht: Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako. Në votimin parapëlqyes: Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Elton Korreshi, Ceno Klosi, Antoneta Dhima, Maldrita Bardho, Zegjine Çaushi.

Ndërkohë PD në Fier në këto zgjedhje nuk arriti të sigurojë as listën e mbyllur. Në kuvend hyjnë Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu, Saimir Korreshi dhe mbetet jashtë Eduart Sharka, i fundit i renditur në listën e sigurtë.

Për qarkun e Elbasanit, PS dërgon në Kuvend 10 deputetë, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi nga lista e sigurtë, dhe Sara Mila, Olsi Komici, Saimir Hasalla, Aulona Bylykbashi, Shkëlqim Bullari, si më të votuarit e listës së hapur.

Ndërkohë edhe në Elbasan PD-ASHM nuk arritur të sigurojë 5 mandatet e listës së sigurtë duket dërguar në Kuvend vetëm 4 deputetë. Përkatësisht, Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himç. Mbetet jashtë Aurel Bylykbashi, I fundit në listën e sigurtë.

Për qarkun e Beratit, Ervin Demo, Enriketa Jaho do të jenë socialistët që hyjnë në kuvend nga lista e sigurtë, ndjekur nga Hysen Buzali, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi që siguruan mandatin nga lista e hapur me votimin parapëlqyes. Opozita do të jetë e përfaqësuar nga dy deputetë: Enno Bozdo, Zija Ismaili.

Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari, hyjnë në Kuvend si pjesë e listës së sigurtë të PS në Korcë, ndërsa votimi parapëlqyes iu dha një mandat deputeti Ilirian Pendavinjit, Bledi Çomos, Arian Jaupllarit dhe Besa Spahos. Ndërsa PD-ASHM ul në kuvend Ivi Kason , Ledina Alollin, Bledjon Nallbatin nga lista e sigurtë dhe me votimin parapëlqyes: Fidel Kreka.

Për qarkun e Vlorës, Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu, Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu do të përfaqësojnë PS, 5 të fundit nga votimi parapëlqyes.

Ndërsa PD-ASHM do të lerë jashtë Atird Hoxhën, i fundit i listës së sigurtë, duke cuar në Kuvend 3 deputetë: Bujar Leskaj, Vangjel Dule, Ina Zhupa.

Për Gjirokastrën, PS dërgonn në Kuvend, Mirela Kumbaron nga lista e sigurtë dhe Tërmet Peçin, Piro Dhimën nga vota preferenciale. Ndërsa PD-ASHM do të vijojë të përfaqësohet këtë herë vetëm nga Tritan Shehu.

Vlen të theksohet se është ende në numërim vota e diasporës, e cila pritet të ketë ndikim në të paktën 4 qarqe, Tiranë, Vlorë, Fier dhe Lezhë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!