Tiranë- Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, arriti një fitore të thellë. Nga ana tjetër, rezultati për Partinë Demokratike ishte një rënie drastike.
Petro Koçi u shpreh në “News Line” në ABC News se fitorja e 11 majit e PS ishte e merituar, ndërsa vlerësoi edhe Votat e Diasporës, duke thënë se do t’i “vulosin” fitoren absolute Partisë Socialiste.
“Për pak vota një mandat mund të lëvize nga një forcë në tjetrën. E shohim si një rritje të dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ata duke jetuar jashtë, ndjesia e re që është krijuar në marrëdhënie mes emigrantëve dhe komuniteteve ku jetojnë ka ndikuar edhe në një qasje të re gjithmonë e më shumë në favor të PS. Mund të them që vendimi im gjithnjë e më shumë bëhet i drejtë. Unë nuk kisha një zonë zgjedhore në të cilën të isha i ngarkuar. Të gjithë e kishin një zonë nga ku niste gara, por ka pasur zona më të mëdha më vogla. Ka pasur zona ku kanë qenë të ngarkuar më shumë se një person. Prandaj edhe mendoj që nuk kam gabuar. Unë e shoh shumë parimore”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/

