PS ka fituar bindshëm në Vlorë, por kryebashkiaku Ermal Dredha thotë se mund të arrihet fitimi i mandatit të nëntë nga socialistët.
Për ABC News, Dredha u shpreh se mandati i nëntë, mund të arrihet me votat e diasporës.
“Prishmëritë ishin për 8, pak ditë më parë ka bërë një deklaratë kryeministri. Edhe pse ne kërkojmë mandatin e nëntë, shpresojmë që me votën e diasporës mund të përkthehet në mandat të nëntë. Ne shpresojmë, pse jo. Janë 14,400 vota që do numërohen nga KQZ. Presim rezultat pozitiv. Vlora fiton gjithmonë sepse fiton vizioni”, theksoi ai./abcnews.al


