Procesi i numërimit të votave vijon në të gjithë vendin ku PS po shkon drejt mandatit të 83. Sipas analistit Skënder Minxhozi, partitë e reja po luftojnë të marrin vetëm një mandat sepse kanë qenë lëvizje me një person. Minxhozi përmendi se partitë e reja u paraqitën vetëm me një person, dhe minimalisht asnjërës prej tyre nuk u njihej nënkryetari.
“Jo domosdoshmëritë votat e reja do votonin për partitë e reja. Vetë partitë e reja, jo më kot edhe nga perceptimi kur zbritën në terrenin e votave e shohim që po luftojnë të marrin vetëm një mandat. Kanë qenë lëvizje me një person, nuk na paraqitën as numrin dy emrat e nën kryetarëve. Kauza e Shqipëria Bëhet ishte debate me kryeministrin.”
Analisti Arben Meçe tha se realiteti politik në vend nuk u prodhoi asnjë barrier partive të reja dhe kjo quhet demokraci.
“Realiteti politik iu prodhoi ndonjë barrierë? Jo dhe kjo prandaj quhet demokraci. Unë në media kam parë më shumë përfaqësues të partive të vogla. “

