Ancelotti: Nuk më tremb shkarkimi, kualifikimi në Champions i jep fund krizës

schedule15:19 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 15:19 - 9 Dhjetor, 2019

Matematikisht mjafton vetëm një barazim, por Napoli do të tentojë rikthimin te fitorja kundër Genk. Dueli i nesërm është deciziv për sezonin e nënkampionëve të Italisë dhe Carlo Ancelottin. Napoli nuk fiton prej shtatë ndeshjesh në kampionat dhe trajneri flet për situatën e vështirë në konferencën për shtyp përpara përballjes kundër ekipit belg.

Jemi të gjithë të përqendruar te ndeshja e nesërme. Po e përjetoj këtë prag sfidë si një mundësi të shkëlqyer për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Nuk mendoj për të ardhmen time, jam i fokusuar të përgatis mirë ndeshjen e nesërme. Kualifikimi nuk e fshin atë që nuk kemi bërë mirë këto kohë, por mund të na japë stimuj për të zgjidhur problemet që po hasim në kampionat.

Shkarkimi? Është normale për një trajner të vihet në dyshim pozita e tij. Kam eksperiencë dhe e kam përjetuar edhe më parë një situatë të tillë. Nuk më tremb fakti që klubi mund të më shkarkojë një ditë. Në Champions kemi zhvilluar ndeshje të nivelit të lartë. Periudha e keqe do të marrë fund, boll ka zgjatur“, përfundon Carlo Ancelotti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!