‘Vasil Shanto’, përfundon shpërndarja/ Pritet të dorëzohen vetëm procesverbalet

schedule19:18 - 10 Maj, 2025

schedule 19:18 - 10 Maj, 2025

Ka përfunduar në Tiranë shpërndarja e materialeve zgjedhore, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Procesi vijoi i qetë, teksa priten dorëzimet e procesverbaleve për të vijuar mëngjesin e nesërm me votimin.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!