Në Fier ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Procesi paraqitet i qetë dhe nuk ka pasur incidente.
Pas Tiranës, qarku i Fierit ka peshë të rëndësishme në zgjedhjet e 11 majit, pasi ka 16 mandate deputetësh.
381,524 zgjedhës në qarkun e Fierit, do të kenë mundësi të votojnë më 11 maj.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt./abcnews.al

