Braçe takim ‘emocionues’ në përmbyllen e fushatës/ Gjikondi: Është i paparashikueshëm, e ka përjetuar keq…

schedule20:11 - 9 Maj, 2025

schedule 20:11 - 9 Maj, 2025

Në mbylljen e fushatës së PS, fjalën e mori Erion Braçe kandidati për deputet në listën e hapur të PS, dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe Braçe theu disa rregulla.

PS ka zgjedhur që në fushatë të ketë vetëm flamurin e Shqipërisë dhe të BE, por Braçe erdhi me tabelë të madhe ku shkruhej “Voto Erion Braçe”. Avokatja Bizida Gjikondi në “Real Story”ABC News tha se Braçe është i paparashikueshëm dhe se fjalimi i tij, tregon se e ka përjetuar keq futjen e  tij në listën e hapur.

“Braç është emocional dhe nuk arrin dot që ta mbash dot brenda kornizave. Në një miting ku kemi vetëm flamurë shqiptar dhe Bashkimin Europian, Braçe ka nxjerrë një bodero të madhe ku thotë voto Erion Braçe. Është i paparashikueshëm, duke se e ka përjetuar keq futjen e tij në listë të hapur”, tha Gjiokondi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!