Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës dhe shërbimet e komisariateve në varësi të DVP Tiranë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë 2 ditëve gjatë të cilave ky aktivitet do të zhvillohet në Tiranë.
Mengjesin e sotëm është zhvilluar instruktazhi i punonjësve të Policisë, gjatë të cilit janë dhënë porosi të qarta për respektimin rigoroz të detyrave funksionale, për garantimin e sigurisë përgjatë itinerarit të garës, për ofrimin e asistencës, si dhe për orientimin e qytetarëve.
Ditën e sotme, në orën 13:00, fillon bllokimi i akseve rrugore:
📍Rruga “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG-ut);
📍Rrethrrotullimi i TEG-ut deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
📍Rruga e Elbasanit,
📍Bulevardi “Bajram Curri”;
📍Rruga “Ali Shefqeti”;
📍Rruga “Alajdin Frashëri”;
📍Rruga e Rexhekrit;
📍Rruga “Muhamet Deliu”, deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
📍Rruga “Sotir Çaci”;
📍Rruga “Xhanfize Keko”;
📍Rruga “Arkitekt Kasemi”;
📍Bulevardi “Zhan D’Ark”;
📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
📍Në brendësi të ish-Gardës së Republikës;
📍Rruga pas Pallatit të Kulturës;
📍Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

