Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Durrësi, mbështetja jonë”/ Berisha: Nga këtu nis fitorja jonë madhështore

schedule23:05 - 6 Maj, 2025

schedule 23:05 - 6 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbyllur fushatën elektorale në Durrës. Në takimin e zhvilluar këtë të martë, Berisha është takuar me mbështetësit demokratë, duke i falënderuar për përkrahjen e tyre, duke thënë se nga Durrësi nis edhe fitorja madhështore.

Berisha u shpreh se ndjehet krenar për kandidatët e PD në Durrës, që sipas tij do të përfaqësojnë më së mirë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Kreu i PD, Berisha gjithashtu kritikoi qeverinë për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, duke theksuar se kjo ishte pasojë e varfërisë dhe keqqeverisjes.

“Këto ditë që na ndajnë janë vendimtare. Të takoni çdo qytetar dhe qytetare, çdo banor të bisedoni me të. Nuk është çështje partiake, nuk është çështje politike. Është çështje jetike. Është mision për Shqipërinë, për shqiptarët. Nuk e lidh gjë njeriun e  ndershëm me Edi Ramën, kurrë. Me një antishqiptar si  Edi Rama. Me një regjim si ai. Të shkojmë në këto zgjedhje me një fitore plebishitare, të merituar. T’i japim çdo shqiptari një mundësi të re dhe t’u rikthejmë paratë shqiptarëve. Këto janë qëllimet tona”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!