Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Votat nga Greqia/ Celibashi optimist: Jemi akoma në kohë

schedule15:22 - 6 Maj, 2025

schedule 15:22 - 6 Maj, 2025

Për të dytën ditë rradhazi, në Tiranë, nuk ka mbërritur asnjë votë nga Diaspora.

Afro 80 mijë votues të cilët e kanë marrë fletën e votimit ende nuk e kanë kthyer mbrapsh. Ndërsa 21 mijë zarfe, ku më shumë se gjysma i përket Greqisë nuk janë shpërndarë.

Pikërisht në shtetin fqinj, shifrat mbeten ende  modeste, vetëm 23 mijë nga 68mije të regjistruar. por numërimi mbrapsh ka filluar. Pasditja e të martes është afati i fundit për te tërhequr dhe dorëzuar fletët e votimit për ato shqiptarë që jetojnë në ishuj ndërsa 9 maji për qytetet e tjera.

Numrin e ulët të 48 orëve të fundit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e justifikon me oraret e reduktura të postës gjatë fundjaves, ndërsa problematikat e hasura në Greqi me të dhënat e pasakta të adresave apo numrave të telefonit.

“Dje janë grumbulluar vetëm 4 vota. Fletët e pa shpërndara janë përshkak të shkak të problematikave për saktësi adrese, e-mail-i kontakti apo numër telefoni, pra nuk janë mundur të gjenden zgjedhësit dhe janë në zyrat e tyre. E kemi këtë informacion, ndaj i kemi bërë thirrje para disa ditësh këtyre votuesve që të shkonin te shërbimi DHL i vendit përkatës dhe të interesoheshin. Pjesa tjetër janë që DHL i ka telefonuar apo njoftuar dhe nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe deri në datën 8 maj kanë kohë për të shkuar. Kompania pret që vetë zgjedhësit të shkojnë vetë.”

Celibashi thotë se nuk duhet të paragjykohet procesi, përfshirë edhe shifrat e deritanishme të Greqi pasi ka ende kohë. Kryekomisioneri nuk heziton të jape edhe një parashikim mbi numrin total të votave që mund të vijnë nga diaspora.

“Nuk mund të të themi tani që kemi një numër të ulët nga Greqia, duhet të presim, nuk kanë ardhur por mund të vijnë, ka kohë deri në oren 19 në 11 maj.

Unë mendoj se mund ti kalojë 200 mijë numri i votave nga Diaspora.”

Nderkohe partia demokratike i ka bërë thirrje qeverisë të shtyje afatin edhe për 466 mijë shtetas në Shqipëri qe u kanë skaduar pasaportat apo kartat e identitetit.

“I kërkojmë qeverisë që pa vonesë të nxjerrë aktin normativ dhe të zgjatë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore, që këta shtetas më 11 maj të kenë mundësi të votojnë. I kërkojmë KQZ, si organi suprem në mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të kërkojë me forcë pranë qeverisë në mënyrë që këta shtetas të kenë mundësi që të votojnë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!