Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Devolli i Dritëroit, në Kuvend një rrugaç”, Rama komenton dhunën e Nallbatit: Këta do bëjnë Devollin madhështor?

schedule11:57 - 5 Maj, 2025

schedule 11:57 - 5 Maj, 2025

Edi Rama e nisi takimin në Devoll me një koment për Bledion Nallbatin, deputetin e dhunshëm të PD-së, i cili të shtunën në darkë sëbashku me të vëllanë goditën me grushta një shofer kamioni.

“Janë dy vëllezër njëri katran dhe njëri katran me bojë që më thonë që është një pëllëmbë mbi tokë dhe tani që flasim janë prapa hekurave. Kjo është e vërteta dhe këta do bëjnë Devollin madhështor, një xhuxh agresiv do bëj Devollin madhështor. I thone Duçe ngaqë është i fortë.”

Kurrësesi tha Rama, Devolli që identifikohet me Dritëro Agollin, të këtë në Parlament përfaqësues si Nallbati, që dhunën e ka nxitur si brenda ashtu edhe jashtë sallës plenare,.

“Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin ndërkohë që Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollt mund të gjente vend por ma ha mendja tek fjala kokëbosh dhe trangull që Driitëroi e përdor.”

Një mesazh Rama e kishe edhe për demokratët të cilëvë u kujtoi se në 11 maj do të jenë përballë dy zgjedhjeve.

“Zgjedhja është midis një grupi rrugaçësh, ku kryerrugaçi sot është në burg për rrahje, ndërkohë që kryerrahësi nuk është në burg se është deputet dhe midis të gjithë këtyre deputetëve dhe deputeteve që i ofrojmë ne Devollit dhe Korçës, midis një kënete që është turp kombëtar dhe Shqipërisë në BE. Zgjedhja është midis një politikani të mbaruar, të pashpresë dhe shpresës së madhe të Shqipërisë më në fund përfundimisht evropiane, e lirë dhe e barabartë mes të gjithë popujve të Evropës”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!