Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimi në Shkodër/ Vrau partneren, dyshohet se ishte në gjendje të dehur, arrestohet amerikani

schedule10:26 - 3 Maj, 2025

schedule 10:26 - 3 Maj, 2025

Është arrestuar nga policia shtetasi amerikan Brandon Saporito, i cili vrau bashkëshorten e tij Sandra Saporito.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, në Shkodër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin  amerikan 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve  familjare”, pasi:  Më datë 02.05.2025,  në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!