Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ironizon kontratën e “patriotëve”: Japin 6 milionë $ t’i tregojnë SHBA sa e bukur është këneta”. Aeroporti i Gjirokastrës, në 2030

schedule09:54 - 3 Maj, 2025

schedule 09:54 - 3 Maj, 2025

Kryesocialist Edi Rama ka ironizuar sërish me lobimin 6 milionë dollarë të Sali Berishës në SHBA e qëllimet e saj. Ai kësaj radhe, hodhi dyshime mbi garantët e kontratës së majme, Nuredin Secin dhe fondacionin e tij familjar.

“Aritmetika ka hyrë në një histori të panjohur, 7×7=42 habiteshim dhe qeshnim, po s’kishim parë asgjë, se u bë 7×7 =6 mln, me këtë kontratën e patriotëve, që befasisht 3 patriotë nga e njëjta familje u lindi në zemër të nxjerrin 6 mln që të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe nga ju dhe të tregojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta. Është e habitshme se si pastaj, në kënete thuhet ca janë këto 6 mln, këto s’janë asgjë me çfarë ka bërë narko regjimi, çfarë ka bërë Rama me qeverinë, është fundi ky”

Në Gjirokastër, Rama zbuloi se aeroporti i qytetit dhe i katërti për Shqipërinë do të jetë gati në vitin 2030, pasi projekti për Sarandën nuk pati sukses.

“Ne u nisëm me projektin e Sarandës, bëmë dhe garë, nuk rezultoi e sukseshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjitha parametrat e korridoreve të ajrit dhe duke pasur këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë mes Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra. Dhe projekti, koncepti, është gati. Nuk është aeroport i madh si Vlora, është sezonal. Kemi besim që në Shqipërinë 2030 do ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”

Për kryesocialistin, me aeroportin Gjirokastra dhe gjithë jugu do të hyjnë në një tjetër stad turistik. Ai kujtoi se qytetin e e gurtë e gjeti me 6 mijë turistë në vit, ndërsa sot vizitohet nga 600 mijë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!